Jetesë & Stil

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders ndahen pas më pak se një viti lidhje


Komediani, Pete Davidson dhe e dashura e tij, aktorja, Chase Sui Wonders i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas më pak se një viti lidhjeje.

“Ai është përsëri beqar”, tha një burim i brendshëm për People, i cili raportoi i pari lajmin.

“Ai është jashtë dhe po bën shumë mirë”, shtoi ai.

Lajmi për ndarjen e aktorëve të “Bodies Bodies Bodies” vjen gati dy muaj pasi Davidson, 29 vjeç, u vendos në rehabilitim për shkak të luftës me çrregullimin e personalitetit kufitar.

Në atë kohë, një burim zbukoi se se Wonders, 27 vjeçe, po qëndronte pranë të dashurit të saj ndërsa ai ishte në rehabilitim.

Burimet shtuan se në Chase dhe familja e saj ishin shumë mbështetëse për ish-yllin e “Saturday Night Live” gjatë qëndrimit të tij në rehabilitim.

Wonders dhe Davidson ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në dhjetor, kur ata u panë së bashku në disa raste, duke përfshirë në një lojë Whole Foods, një lojë Rangers dhe një takim vonë natën në apartamentin e komedianit.

Muajin pasardhës, bashkë-yjet e “Bupkis” u panë gjatë një largimi romantik në Hawaii.

Në fotot e marra nga Page Six në atë kohë, çifti nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit dhe Davidson madje u pa si shumë i dhënë pas Wonders gjatë pushimeve tropikale.

Po ashtu, një burim pranë tyre zbuloi se ish-lidhja e tyre platonike po “bëhej serioze”.

“Ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kjo romancë u rrit nga miqësia”, shtoi burimi.

Davidson ishte i lidhur më parë me disa femra të listës A, duke përfshirë Ariana Grande, Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski.

Wonders, nga ana e saj, ishte në lidhje me aktorin e “Riverdale”, Charles Melton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore