Sport

Peshëngritje/ Ertjan Kofsha shpallet kampion i Europës për U-17


Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha është shpallur kampion i Europës për grupmoshën 17-vjeç.

Talenti kuqezi ka triumfuar në turneun që po zhvillohet në Poloni, duke rrëmbyer tri medalje ari.

Kofsha ngriti 140 kg në shkëputje, 168 kg në shtytje dhe 308 kg në dygarësh.

Kombëtarja shqiptare e shtangës e mbyll me gjashtë medalje Kampionatin Europian. Pak ditë më parë edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore