Kosova

Pesë të vdekur dhe 160 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar pesë të vdekur nga COVID-19 dhe 160 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 002 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 415 pacientë, duke e çuar në 95 mijë e 045 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 39 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105 mijë e 535.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe pesë persona nga Coronavirusi.

Në spitalet e përgjithshme të Qendrës klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 528 persona.

“Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 431 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 416 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Bazuar në këtë raport, në QKUK janë të shtrirë 229 pacientë, ku 169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 14 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 197 me oksigjeno-terapi.

Në bazë të statistikave të këtij raporti, klinika më e frekuentuar me pacientë të infektuar me Coronavirus është klinika infektive, me gjithsejtë 92 pacientë duke e lënë pas klinikën e Pulmologjisë, me gjithsejtë 84 pacientë.

“Numri i pacientëve të shtirë, sipas klinikave: klinika infektive, 92 pacientë, klinika infektive II (mjekësia sportive), 36 pacientë, klinika e pulmologjisë, 84 pacientë, mjekimi intensiv-COVID-19, 13 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive dhe klinika e pediatrisë me pesë pacientë”, vijon njoftimi.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 299 pacientë, ku 262 raste janë të konfirmuara pozitivë, 22 raste janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 219 raste me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë spitali i komunës së Pejës spitali më i ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, ku gjithsejtë 73 pacientë të shtrirë, duke lënë pas spitalin e Gjakovës me 57 persona të shtrirë.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme, spitali i Prizrenit  me gjithsejtë 48 pacientë, spitali i Gjakovës me 57 pacientë, spitali i Pejës me 73 pacientë, spitali i Gjilanit me 40 pacientë, spitali i Ferizajt me 36 pacientë, spitali i Mitrovicës me 35 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë me 10 pacientë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore