Kosova

Pesë të vdekur dhe 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar pesë persona të vdekur nga COVID-19 dhe një mijë e 765 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga nëntë mijë e 581 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 121 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë mijë e 10 mijë e 183.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 21 mijë e 903 persona kundër Coronavirusit.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë të vaksinës anti COVID është 388 mijë e 422 ndërsa numri total i të vaksinuarve me të dy dozat e vaksinës është 213 mijë e 279.

Një ditë më parë në Kosovë dy persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore