Lajme

Pesë të plagosur në sulmin e dytë nga ariu në Sllovaki në tre ditë


Pesë persona janë lënduar në sulmin e dytë nga një ari në Sllovaki në tre ditë.

Çka ka bërë që një qytet verior të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe autoritetet të propozojnë riklasifikimin e statusit të kafshëve në listën e specieve të mbrojtura.

Një grua 49-vjeçare u trajtua në spital për një dëmtim në shpatull dhe një burrë 72-vjeçar për një çarje në kokë, pas incidentit të së dielës në qytetin verior të Liptovský Mikuláš, pranë maleve Tatra.

Një vajzë 10-vjeçare dhe dy të rritur të tjerë pësuan gërvishtje dhe mavijosje, thanë autoritetet, ndërsa një çift që shtynte fëmijën e tyre në një karrocë ishte “me fat që shpëtuan të padëmtuar”.

Njerëzve iu kërkua të mos largoheshin nga zonat e banuara.

Autoritetet thanë se ariu ishte ende i lirë dhe se gjashtë patrulla të armatosura po e gjurmonin atë.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan ariun përgjatë një rruge dhe mbi një kalim ndërsa këmbësorët e tmerruar u shpërndanë.

Incidenti erdhi një ditë pasi një grua 31-vjeçare nga Bjellorusia vdiq teksa përpiqej t’i shmangej një ariu në vargmalin malor Tatra të ulët pranë të njëjtit qytet.

Gruaja kishte ecur në një zonë me pyll të dendur në anën perëndimore të luginës Demänovská në Tatras së Ulët me një shoqërues 29-vjeçar, kur ariu e sulmoi.

Dyshja u ndanë dhe vrapuan në drejtime të kundërta. Ekipet e shpëtimit me qen dhe dronë filluan një kërkim pasi u lajmëruan nga burri, i cili u gjet “i frikësuar, por i padëmtuar” në majë të një përroske të pjerrët.

Mbrojtja e përmirësuar e mjedisit në Evropën Qendrore dhe Lindore që nga fundi i viteve 1980 ka bërë që arinjtë të kthehen në habitatet e tyre natyrore nëpër malet Karpate, të cilat shtrihen nga Rumania, përmes Ukrainës perëndimore, në Sllovaki dhe Poloni.

Sllovakia ka dëshmuar disa sulme me arinj në vitet e fundit, duke përfshirë sulmin e parë fatal në më shumë se një shekull, në vitin 2021.

Një burrë 57-vjeçar u gjet në luginën qendrore të Banskô me ijën, qafën dhe dorën e tij të plagosur dhe gjurmët e fundit të ariut aty pranë.

Nëntorin e kaluar, një aktivist gjerman për mjedisin u godit keq nga një ari në Poloni pasi hyri në strofkën e kafshës në malet Bieszczady në Poloni, por mbijetoi pasi u transportua me avion në spital.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore