Rajoni

Pesë të lënduar në një aksident me autobus në Maqedoninë e Veriut


Autobusi i rrokullisur

Pesë persona janë lënduar pasi një autobus me punonjës është aksidentuar në mëngjesin e ditës së premte në Maqedoninë e Veriut, pranë fabrikës “Kromerg dhe Schubert”.

Sipas, medias në Maqedoninë e Veriut, Alsat M, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi i rrokullisur

Rastin e këtij e aksidenti e kanë konfirmuar nga policia e Manastirit, por duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij aksidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore