Sport

Pesë më të mirët në historinë e UFC: Dana White përzgjedh McGrogor, lë jashtë Nurmagomedov


Presidenti i UFC, Dana White, ka emëruar ata që ai beson se janë luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por nuk gjeti vend për ish-kampionin e peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov në listën e tij.

Promotori 53-vjeçar emëroi Jon Jones, Anderson Silva, Ronda Rousey, Conor McGregor dhe Georges St-Pierre si pesë të parët.

White shpjegoi gjithashtu se kishte shumë atletë të tjerë që mund të ishin konkurrente, por përsëri nuk përmendi me emër Nurmagomedov, i cili ka një rokord 29-0.

“Ka shumë njerëz të tjerë që duhet të jenë atje. (Kamaru) Usman duhet të jetë”, tha White.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse luftëtari dagestan mund të konsiderohet më i madhi i të gjitha kohërave në MMA, White tha se “Është e qartë se ai është mjaft i talentuar. Por ai doli në pension herët”.

Nurmagomedov mbylli karrierën pas fitores në UFC 254 dhe pasi nëna i kërkoi ta linte këtë sport pas vdekjes së babait dhe njëkohësisht trajnerit të tij, Abdulmanap Nurmagomedov.

“Më besoni kur ju them se jam përpjekur shumë ta bind Khabibin që të dalë nga pensionimi. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy viteve të ardhshme, por ndihem sikur ai u largua në kulmin e tij”, theksoi White.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore