Kosova

Personi që e gëlltiti telefonin ishte i burgosur – mësohet arsyeja përse e bëri


“Për të mos i rënë në dorë gardianëve” e përpiu telefonin i burgosuri 33 vjeçar, i cili po vuan dënimin me burgim në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

A.A., nga Fushë Kosova, është i dënuar me katër vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe më datën 30.08.2021, ka kërkuar ndihmë mjekësore nga stafi i sigurisë së burgut duke deklaruar se ka gëlltitur një telefon.

“I burgosuri në fjalë ka treguar se e ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për trajtim, i është  bërë fotografimi”, ka deklaruar për Albanian Post, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më pas ai “është nisur menjëherë për në SHSKUK”, ka treguar Gashi.

Aashtu edhe siç u bë publik lajmi të hënën nga vet stafi mjekësor që morrën pjesë në këtë intervenim.

Mjekët gastronologë kanë nxjerrë pa operacion celularin e tipit “Nokia”, të ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

“Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk e kemi operuar por me rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë telefonin”, ka thënë Skender Telaku, gastroenterolog në QKUK, në një prononcim të shkurtër për Albanian Post.

Mjekët gastronologë kanë nxjerrë pa operacion celularin e tipit “Nokia”, nga stomaku i pacientit në QKUK.

Gjendja e pacientit “tani është stabile” ka deklaruar zëdhënësi i QKK-së, Florent Gashi.

“Është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, dhe po vazhdon të monitorohet edhe nga mjekët e qendrës”, ka përfunduar Gashi.

Në Klinikën e  Gastroenterologjisë në QKUK, mjekët kanë nxjerre, bateri të vogla, prerëse thinjësh, stilolapsa e gjera të tjera të ngurta, por nxjerra e një telefoni të gëlltitur shënon rastin e parë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore