Biznes

Personalizimet e reja të menusë së McDonald’s, të çuditshme


Kompania McDonald’s do të nxjerrë një grup të çuditshëm të personalizimit të menusë që përfshin një sanduiç të quajtur “Toka, Ajri dhe Deti”, i cili kombinon peshkun, viçin dhe pulën.

Vitet e fundit, personalizimet e menusë janë bërë një mënyrë popullore për publikun për të personalizuar krijimet nga artikujt ekzistues në menutë e zinxhirit të ushqimit të shpejtë.

Agjencia “The Guardian” tregon se nga 31 janari, McDonald’s do të shesë katër personalizime që janë popullarizuar jo-zyrtarisht vitet e fundit nga fansat.

Megjithatë, ata do të shiten si sanduiçe të veçantë dhe klientët do të duhet t’i krijojnë vetë.

Njoftimi është pritur me një sërë reagimesh në internet, duke përfshirë zemërimin, tronditjen dhe neverinë.

“Tre të katërtat e atyre personalizimeve më bëjnë të ndihem thellësisht keq sepse mund t’i shoh vetëm si diçka që bëhet vetëm në kuzhinën e errët nën efektin e depresionit”, ka shkruar dikush në Twitter.

Kurse një tjetër ka vënë theksin te kaloritë e sanduiçit “Toka, Ajri dhe Deti”.

1 mijë e 330 kaloritë e tij përfshijnë 69 gramë yndyrë, 19 gramë sheqer, 2 mijë e 150 miligramë natrium, 123 gramë karbohidrate totale dhe 160 miligramë kolesterol, ose 53 për qind të vlerave ditore të dikujt bazuar në një dietë me dy mijë kalori.

Ndërkaq, një tjetër ka theksuar mungesën e dukshme të krijimtarisë së personalizimeve të grupit të ri të menusë së McDonald’s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore