Lajme

Pero Vincetic, i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë arrestohet në Kroaci


Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës është informuar se i dyshuari Pero Vincetic, i cili akuzohet për krime lufte dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar të kryer kundër viktimave civile në zonën e Orašje në 1992 dhe 1993 është privuar nga liria në territorin e Qarkut Osijek-Baranja.

Vincetic, i lindur në vitin 1968 njihet ndryshe si Marco Vidovic.

Si pjesë e bashkëpunimit rajonal në ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe në përputhje me Protokollin për Bashkëpunim, Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës më parë u kishte dorëzuar prova kolegëve të saj në Zyrën e Avokatit të Shtetit të Republikës së Kroacisë.

Me anë të provave të dorëzuara justifikonin ndjekjen penale të të dyshuarit i cili kishte qenë i padisponueshëm për gjyqësorin e Bosnje dhe Hercegovinës për një kohë të gjatë.

Sipas informacionit operativ, Vincetic ka qëndruar në territorin e Republikës së Kroacisë.

Zyra e Prokurorit dejklaroi se brenda kornizës së bashkëpunimit rajonal në luftën kundër mosndëshkimit të krimeve të luftës, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës, së bashku me institucionet e saj partnere, po ndërmerr aktivitete për të parandaluar që krimet e luftës të mos ndëshkohen.

Kjo sipas zyrës të mos bëhet për shkak të mungesës së të dyshuarve dhe personave të akuzuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore