Sport

Përmes një videoje emocionuese, Busquets njofton zyrtarisht largimin nga Barcelona


Sergio Busquets, një nga lojtarët më të mirë që ka përfaqësuar ndonjëherë klubin e Barcelonës do të largohet në fund të sezonit.

Mesfushori i Barçës njoftoi vendimin e tij të mërkurën përmes mediave sociale në një video emocionuese.

“Ka qenë një nder, ëndërr dhe krenari ta mbaja këtë stemë, por gjithçka ka një fund”, ka thënë Busquets.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por ka ardhur koha. Do të jem gjithmonë tifoz i kësaj skuadre”, shtoi mesfushori spanjoll.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Busquets (@5sergiob)

“I falënderoj të gjithë anëtarët e klubit dhe tifozët që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ishin disa nga fjalët e Busquets.

Kështu, kapiteni i blaugrana i jep lamtumirën pas 18 sezoneve te Barça. Ai erdhi në klub në vitin 2005 dhe pas dy sezonesh me skuadrën U19, ai u transferua në Barcelona B të trajnuar nga Pep Guardiola, duke i ndihmuar ata të ngjiteshin në Divizionin e Dytë B.

Me angazhimin që ka qenë gjithmonë, ai më në fund bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2008 në një ndeshje të ligës kundër Racing Santander.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Busquets u bë një pjesë jetike e skuadrës që fitoi gjashtë trofe në një vit kalendarik.

Që atëherë Sergio është bërë një anëtar kyç i skuadrës dhe për dy sezonet e fundit ai ka qenë kapiten i ekipit të parë.

Pas dy vitesh duke mbajtur shiritin në krah, ai thotë lamtumirë me një listë të gjatë nderimesh dhe një stil loje të njohur në mbarë botën.

Një karrierë e gjatë, legjendare:

Historia e Sergio Busquets te Barça është një histori klasi dhe përkushtimi në qendër të mesfushës.

Talenti i tij dhe aftësia e tij për të lexuar lojën e ka bërë atë një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në lojë.

Sidoqoftë, Sergio ka shënuar vetëm 18 gola dhe ka dhuruar 40 asistime në karrierën e tij te Barcelona.

Busquets gjithashtu ka luajtur në më shumë El Clasicos se çdo lojtar tjetër me 48, prej të cilave 23 kanë qenë fitore.

Mesfushori katalanas ka luajtur 718 ndeshje me fanellën e Barçës që e vendos atë të tretën në listën e të gjitha kohërave.

Për më tepër, ai është një nga lojtarët që ka fituar më së shumti trofe si me klubin katalanas. Tetë  tituj të ligës, shtatë Copa del Rey, shtatë Superkupa të Spanjës, tre Ligave të Kampionëve, tre Superkupa të Evropës dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore