Shqipëria

Përmendja e dëshpëruar e Kosovës nuk e mbrojti Rusinë nga disfata dërrmuese, thotë Hoxha


Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha ka kremtuar sukesin e rezolutës shqiptaro-amerikane në OKB duke e quajtur votimin një rezultat historik.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sapo votoi. Një rezultat historik”, u shpreh fillimisht diplomati shqiptar.

Sipas tij, përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës dhe Tajvanit nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese.

“143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme, JO aneksimit të territorit”, theksoi Hoxha në reagimin e tij.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese të mërkurën e 12 tetorit për të dënuar “përpjekjen e aneksimit të paligjshëm” të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia dhe kërkon që Moska të tërheqë menjëherë veprimet e saj.

Votimi në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishte 143-5 me 35 abstenime, mbështetja më e fortë nga Asambleja e Përgjithshme për Ukrainën dhe kundër Rusisë nga katër rezolutat që ajo ka miratuar që kur trupat ruse pushtuan fqinjin e tyre më të vogël më 24 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore