Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë u shpëtuan, pasi një varkë u përmbys në veri të një ishulli të pabanuar pranë Porto Rikos.
Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, e cila kreu shpëtimin, tha se shumica e të mbijetuarve ishin nga Haiti ose Republika Domenikane.
Incidenti vdekjeprurës vjen në mes të një rritjeje të emigrantëve, që tentojnë kalimin e rrezikshëm të ujit në SHBA.
Nga tetori 2021 deri në mars 2022, 571 haitianë dhe 252 persona nga Republika Domenikane u arrestuan në ujërat përreth Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-ve.
Rritja e njerëzve që ikin nga Haiti ka shoqëruar një rritje të dhunës së lidhur me bandat në vend që ka vrarë dhjetëra njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Vrasjet janë rritur me 17 për qind në vend, sipas Kombeve të Bashkuara.
Rrëmbimet ndërkohë janë rritur me 180 për qind.
Së fundmi, të dielën, tetë shtetas turq u detyruan të zbrisnin nga autobusi që kishin hipur në Republikën Domenikane dhe u rrëmbyen në Haiti.
OKB-ja javën e kaluar shprehu shqetësimin për “përkeqësimin e shpejtë të sigurisë dhe të drejtave të njeriut” në vend, i cili po përjeton gjithashtu një krizë politike pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise në korrik 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel