Sport

Përleshje mes tifozëve në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)


Një sherr i madh mes tifozëve të Vardarit dhe Pelisterit ka ndodhur në ndeshjen e hendbollit në Maqedoninë e Veriut.

Teksa luhej minuta e 17-të, tifozët ultras të Pelisterit u futën në sallë dhe menjëherë nisën thirrjet kundër rivalëve të Vardarit.

Nuk munguan hedhjet e flakadanëve në sektorin kundërshtar ndërsa situata eskaloi shumë shpejt.

Ultrasit morën nën kontroll parketin duke u shndërruar në protagonistët kryesorë të një shfaqjeje të shëmtuar ndërsa për policinë ishte shumë e vështirë të menaxhohej situata.

Pas një përplasje që zgjati për më shumë se 10 minuta, ndeshja mundi të rifillonte me policinë që vendosi rendin ndërsa në fund ata që fituan takimin lojtarët e Vardar me shifrat 31:24.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore