Sport

Përleshje mes tifozësh në ndeshjen Leicester – Napoli (VIDEO)


Para dhe pas ndeshjes mes Licester dhe Napoli, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Ligën e Evropës, ka ndodhur një rrahje mes tifozëve të dyja skuadrave.

Përleshja filloi para se të fillonte takimi, në rrugët e qytetit në Leicester, ku ultrasit vendas sulmuan ata italianë.

Por, si duket asgjë nuk u mbyll aty, pasi që edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor, ata filluan të rrihen mes vete nëpër shkallët e stadiumit “King Power”.

Anglezët e filluan të parët, pasi që hodhën shishe plastike mbi mbështetësit e Napolit, pastaj edhe reagimi i miqve ishte i njëjtë.

https://twitter.com/footbalIfights/status/1438745310269001730?s=20

Tifozët nga Napoli nuk kishin mundur të udhëtonin në këtë ndeshje për shkak të kufizimeve nga masat anti-COVID, por disa arritën të bënin udhëtime nga vendet tjera.

Sa i përket takimit, ndeshja ishte shumë interesante, ku vendasit ishin duke avancuar 2:0, pastaj italianët arritën të barazonin rezultatin 2:2, me të cilin u mbyll takimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore