Shqipëria

Përleshja me armë në Thumanë, 4 të arrestuar


Policia arrestoi 4 persona, mes të cilëve edhe 1 punonjës policie, që u përfshinë në një përleshje e cila kaloi edhe në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë-Krujë, ndërsa si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Arrestimi i këtyre shtetase u bë pasi mbrëmjen e djeshme, më datë 25.07.2024, rreth orës 21.30, në vendin e quajtur Shperdhet, Mamurras, (në kufirin administrativ ndarës me qytetin e Krujës), shtetasit S. A., (me detyrë punonjës Policie) A. A., dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit F. S. dhe Y. S., për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Me pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit S. A., A. A., dhe nga pala tjetër shtetasi F. S., të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë e shtetasit S. A., municion luftarak (2 fishekë) dhe gëzhoja, të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore