Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar për herë të parë mbi çështjen mes kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe atij të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku një përgjim i kryebashkiakut është përdorur si akuzë publike nga FSHF-ja.
“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik”, ka shkruar Rama në disa komente në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, ato nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si provë fajësie e as si provë vërtetësie.
Për kryeministrin, konteksti i një komunikimi informal, është i ndryshëm nga ai i shfaqjes publike së një përgjimi. Prandaj, ai as nuk e ka dëgjuar fare dhe nuk ka ndërmend ta dëgjojë.
Mbi përgjimin vetë, Veliaj ka kërkuar ndjesë publikisht. Por, ai ka thënë se “nuk i heq asnjë presje” asaj çfarë ka thënë.
Ndërsa, nga ana e FSHF-se vetë, akuzat nuk janë shuar karshi Veliajt, pasi e cilësojnë atë si destabilizues të procesit për zgjedhjen e kreut të ri të federatës, më 2 mars.
Një organizimin i Shoqatave të Futbollit të Tiranës ndërkohë, me mbi 20 anëtarë, kanë kundërshtuar masivisht zgjedhjet e mbajtura për këtë organ, më 24 janar, ku fitues u shpall Krenar Alimehmeti.
Sipas shoqatave, federata ka manipuluar procesin, duke shtuar delegatë fiktivë.
Akuza, të cilat vetë FSHF-ja, i ka hedhur poshtë.
Ndërsa, debati Veliaj-Duka, kulmoi mbrëmjen e djeshme, kur në shtëpinë e këtij të fundit, u vendos një sasi lënde plasëse, në derën e jashtme të shtëpisë.
Megjithatë, Duka nuk ka hedhur akuza ndaj Veliajt dhe nuk e ka lidhur atë me ngjarjen. Ndërsa, vetë Veliaj, ka dënuar aktin dhe i ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Rama: Reportazhi i Rai-t është bërë për të sulmuar Melonin duke përdorur shëmtuar Shqipërinë dhe Agaçin
-
Ranucci: Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat, dokumentet tona janë gjyqësore
-
PD kërkoi shfuqizimin e ligjit mbi administrimin e Butrintit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën
Lajmet kryesore
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
-
Edi Rama thërret Grubin në telefon, ai i shpjegon se pa Taravarin në zgjedhje Osmani do ishte në balotazh
-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin nga Franca e Gjermania po ndodh me pajtimin dhe bekimin e plotë të Qeverisë