
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sukth pak pas mesnatës, ku sipas një raportimi policor, është qëlluar nga shtetas ende të paidentifikuar 38-vjeçari me iniciale F.D., i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Në bazë të një njoftimi zyrtar të Policisë, i riu është qëlluar në zonën e njohur si “shinat e trenit”.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku i janë bashkuar hetimeve edhe dy grupe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.
Kjo vjen pas një tjetër vrasjeje të bujshme në Rrëshen mesditën e 26 shtatorit, kur me breshëri automatiku është ekzekutuar shtetasi Martin Bardhi, si edhe janë plagosur tre persona të tjerë, aksidentalisht në vendngjarje.
Ekzekutimi në Rrëshen/ Kontrolle me dronë dhe helikopterë, një nga të plagosurit në gjendje të rëndë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parashikimi i motit, 11 dhjetor 2023
-
Izraeli nuk mund të kryejë “dënim kolektiv” të njerëzve në Gaza, thotë Lavrov
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Studimi gjenetik zbulon prejardhje të fortë sllave te bullgarët, rumunët dhe kroatët në të gjithë Ballkanin