Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II ka zbritur në kasafortën mbretërore në kapelën e Shën Gjergjit të Windsor-it.
Kjo, duke shënuar fundin e shërbimeve të funeralit publik të mbretëreshës.
Shërbesa përfundoi me këngën “God Save The King” dhe me një prelud të Bach-ut.
Ngjarja përfundimtare është varrimi privat i Mbretëreshës Elizabeth në kapelën e Shën Gjergjit.
Familja mbretërore do të kthehet në orën 19:30 për një funeral final, privat, larg kamerave ku do të varrosin Mbretëreshën.
Ishte një grup shumë më i vogël njerëzish në shërbimin në kapelën e Shën Gjergjit.
Ndërsa kishte disa krerë shtetesh në shërbim, duke përfshirë kryeministrin kanadez Justin Trudeau i cili sapo është parë duke u larguar nga kisha, dhe ish-kryeministra – shumica ishin staf shtëpiak nga rezidencat e Mbretëreshës.
Stafi nga Pallati Buckingham u rreshtua jashtë më herët për të parë kalimin e procesionit dhe për t’i bërë homazhet e veta Mbretëreshës, ndërsa ajo kaloi pranë memorialit Victoria.
Ajo është ish-monarkja e 11-të që varroset në kapelën në Kështjellën Windsor.
Ajo do të varroset së bashku me të atin, Mbretin George VI, Nënën Mbretëreshë dhe motrën e saj Margaret.
Burrit të saj të ndjerë, Princit Philip, do t’i zhvendoset arkivoli për t’u bashkuar me të, pas vdekjes dhe varrimit të tij vitin e kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
-
Mossad-i pas shpërthimit të radiove? Taktikat e Izraelit dhe precedenti i pajisjeve të manipuluara
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?