
Në Spitalin Rajonal të Fierit, është zhvilluar procedura e parë Laparoskopike Hernioplastikë, e cila ka rezultuar me sukses.
Këtë e ka bërë të ditur vetë mjekja në Spitalin Rajonal të Fierit, Rudina Degjoni, përmes një postimi në llogarinë e saj në median sociale Twitter, të martën e 22 qershorit.
“Procedura e Parë Laparoskopike Hernioplastikë Plotësisht Ekstra-Peritoneale u përfundua me sukses”, shkruan ajo.
👇The First Laparoscopic Totally Extra-Peritoneal Hernioplasty procedure 🏨 was successfully completed 🏪 @FierSpitali👩⚕️👨🏻⚕️ 🇹🇷🤝🇦🇱 Prof.Dr.@bulentcyukse @FrenkiVila👨🏻⚕️ @ayslfc👩⚕️@GManastirliu#SpitaliRajonalMemorialFier pic.twitter.com/iOmo3gJ71l
— Rudina Degjoni (@RudinaDegjoni) June 21, 2021
Edhe më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në median sociale Twitter, ka bërë me dije se është kryer ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit.
Risia në këtë spital është administrimi nga një staf shqiptaro-turk.
Nga ana tjetër, ky spital do të vlejë edhe për “transferimin e dijeve dhe teknologjisë” midis mjekëve dhe ekspertëve turq me ato shqiptarë.
Siç është mësuar, spitali Rajonal Memorial i Fierit, është një investim i Republikës së Turqisë, në të cilin do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha