Boterori 2022

Përfundon pjesa e parë, Ekuadori me epërsi të dyfishtë ndaj Katarit


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Katar – Ekuador.

Këta të fundit janë duke udhëhequr me rezultat 0:2, ky dy golat i ka shënuar Enner Valencia.

Sulmuesi i Fenerbahce-s në fakt i realizoi tre gola, por i pari u anulua nga sistemi VAR për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje në minutën e tretë.

Goli i parë në këtë sfidë u shënua në minutën e 16-të, kur Valencia u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ish-sulmuesi i West Ham-it u përkujdes edhe për golin e dytë të ndeshjes, kur shënoi me kokë, pas një harkimi nga futbollisti i Genk, Angelo Preciado.

Goli i dytë i Valencia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore