Stil

Përfundon martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West


Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejt mbylljes së martesës së tyre gjashtë vjecare.

Disa burime kanë pohuar se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj reper ndërsa ai thuhet se është mërzitur me të gjithë klanin Kardashian, shkruan Daily Mail.

Thashethemet për një ndarje të çiftit vijnë pasi janë parë duke biseduar ‘në tension’. Kanye akuzoi Kimin për përpjekje për ta shtruar atë në një spital psikiatrik, dhe tha se ai donte të divorcohej nga ajo në një seri postimesh të trazuara në Twitter.

Kanye gjithashtu bëri një kandidim të dështuar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Gjatë tubimit të tij të parë të fushatës presidenciale u tha të pranishmëve se Kim kishte konsideruar abortin e vajzës North.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e çiftit, të cilët deri më tani kanë qenë të padisponueshëm për komente.

Një burim për  PageSix tha  se çifti aktualisht janë në bisedime rreth ndarjes së pasurisë së tyre pasi kanë bërë jetë të ndara gjatë vitit të kaluar. Kanye kaloi pjesën më të madhe të kohës në fermën e tij prej 14 milionë dollarësh në Wyoming./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore