
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së fundit në Kategorinë Superiore.
Vëmendja e madhe në këto ndeshje është tek ekipet udhëheqëse, Partizani dhe Tirana, të cilat janë duke i fituar ndeshjet e tyre.
Partizani është duke e mposhtur Tutën me rezultat minimal 1:0, ku golin e epërsisë e ka shënuar Arinaldo Rrapaj në minutën e 38-të.
Ndërkohë, rezultati në ndeshjen tjetër mes Erzenit dhe Teutës është 1:1.
Rimal Haxhiu e hapi ndeshjen për Tiranën në minutën e 37-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë vendasit barazuan me anë të Ilirid Ademit.
Në ndeshjet tjera, edhe Laçi e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Kastriotit, derisa ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit është 1:1.
Kurse dueli i vetëm pa gola është ai mes Egnatias dhe Kukësit.
Kujtojmë që me këto rezultate aktuale, Partizani shpallet kampion me 67 pikë, dy më shumë se Tirana. Ndërkohë në Evropë shkojnë Egnatia (e ka siguruar) me 53 pikë dhe Laçi me 48.
Kurse ekipet që biejnë direkt nga Kategoria Superiore janë Kastrioti (u konfirmua një javë më parë) dhe Bylis, kurse Erzeni mbetet në zonën e barazhit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
80% e deputetëve demokratë njohin Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet