Kanë përfunduar 13 ndeshjet e sotme të fazës së 1/16-ve të finales së Kupës së Kosovës.
Skuadrat nga elita e futbollit kosovar si, Gjilani, Llapi, Malisheva, Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça ’89 kanë kaluar në fazën tjetër të kësaj gare.
Në anën tjetër, Drenica barazoi 2:2 ndaj Flamurtarit dhe fituesi do të vendoset pas vazhdimeve.
Prishtina kaloi në fazën e 1/8-ve pa zhvilluar lojë, pasi që kundërshtari në këtë rreth, Vëllaznimi, ishte tërhequr nga gara.
Ndërsa kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje: Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani, që do të luhen në javën e ardhshme.
Rezultatet e plota të 1/16 së Kupës së Kosovës:
Llapi 6 – 2 Vllaznia Pozheran
Dukagjini 2 – 0 Rilindja 1974
Prizreni 0 – 0 Istogu (ndeshja shkon në vazhdime)
Feronikeli ’74 4 – 1 2 Korriku
Vushtrria 1 – 0 Drenasi
Vjosa 1 – 0 Ulpiana
Drenica 2 – 2 Flamurtari (ndeshja shkon në vazhdime)
Behari 2 – 3 Ferizaj
A&N 2 – 1 Rahoveci
Fushë Kosova 4 – 1 Arbëria
Ramiz Sadiku 0 – 4 Malisheva
Trepça ‘89 3 – 0 Kika
Trepça 0 – 5 Gjilani
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit