Kosova

Përfundimisht, Shaip Kamberi deputet i Kuvendit të Serbisë


Shaip Kamberi

Është dashur të përsëriten plotë pesë herë zgjedhjet në Tërnoc të Luginës së Preshevës që Shaip Kamberi të rizgjedhet deputet i Kuvendit të Serbisë dhe zëri i shqiptarëve të Luginës edhe në këtë përbërje legjislative atje.

Kamberi në garë ishte me Partinë Socialiste të Ivica Daçiç.

Raundi i pestë i votimeve është mbajtur këtë të enjte, 30 qershor, kurse i pari ishte mbajtur me 3 prill.

“Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit qendror, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë. Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij në Facebook.

Shaip Kamberi duke festuar fitoren

“Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar. Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon”.

Zgjedhja e Kamberit tashmë do të bëjë të mundur shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, konstituimin e Kuvendit dhe përfundimisht zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.

Në Serbi analistë të pavarur kanë thënë se vetë shteti serb ka bërë manipulime të qëllimshme në këtë vendvotim, në mënyrë që të shtyhet sa më shumë formimi i qeverisë së re dhe marrja e obligimeve ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore