Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, digjen edhe tre të tjera pranë saj

SHFLETO
Vitjon Nina
26.06.2024 8:40
Loading Icons...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe më pas ato janë përhapur edhe në tre të tjera pranë saj.

Sipas një njoftimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.