Lajme

Perëndimi po thahet, liqeni Mead po paralajmëron


Liqeni i sosur Mead që ndodhet në kufirin mes California-s dhe Navada-s, i ardhur përmes imazheve gati të pabesueshme, ilustron efektet e thatësirës që pasojnë ndryshimin e klimës.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se thuajse me siguri gjatë këtij viti, qeveria amerikane do të deklarojë për herë të parë mungesën përgjatë lumit Colorado.

Përmes hartave, dallohet se një e katërta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhen nën një “thatësirë të jashtëzakonshme”. E për më tepër, rithekson thatësirën dekada të gjatë.

Në të gjithë Perëndimin, po dalin në pah histori të një racionimi të mundshëm, kufizimeve të ardhshme dhe një ngërçi që po afron mes fermerëve dhe qeverisë. Kjo mbi burimin më të çmuar të natyrës.

Në shtete si Arizona dhe Navada, ndarja e pjesës së tyre të ujit nga lumi Colorada është thuajse e garantuar. Kjo përmes një sistemi të ndërlikuar të nivelit të kontigjencës së thatësirës, të rënë dakord në vitin 2020 nga shtetet, çka në fillim do të prekë fermerët. Mirëpo, shenjat paralajmëruese për të ruajtur dhe evoluar zonat urbane dhe shtetet përreth aty janë.

Banorët që janë të vendosur në zonën e gjirit të San Francisko-s, e cila ka një sistem të ndryshëm, u duhet të zvogëlojnë përdorimin e ujit me 15 për qind krahasuar me vitin 2019.

Madje, varkat e shtëpive u hoqën nga rezervuari i dytë më i madh i shtetit për shkak të nivelit shumë të ulët të ujit. Edhe hidrocentrali i vendosur në të njëjtin rezervuar mund të dalë jashtë funksionit për të njëjtën arsye.

Ndërkohë, në veri ka mosmarrëveshje. Oregon-i ndodhet mes fermerëve që u është prerë uji për të ujitur patatet e tyre dhe zyrtarëve federalë që përpiqen të shpëtojnë një specie peshku të rrezikuar.

Goditja më e madhe e thatësirës është dhënë te liqeni Mead, i cila është në nivelet më të ulëta që prej mbushjes së tij gjatë ndërtimit të digës Hoover në vitet 1930.

Liqeni, i mbuluar pak nga dëbora e dimrit dhe i avulluar më shumë nga temperaturat e verës, gjatë dekadave të fundit ka rënë në më shumë se 140 metra që prej vitit 2000 dhe qëndron në jo më shumë se një të tretën e kapacitetit.

Lidhur me digën, bëhet fjalë për një projekt infrastrukturor pasi presidenti amerikan, Joe Biden, erdhi në detyrë me premtimin për një investim në infrastrukturën publike. Dhe nëse ai merr ndihmën e republikanëve për këtë, munda ta kalojë me tre të katërtat.

Një propozim i fundit dypartiak, përfshin pesë miliardë dollarë ndihmë në adresimin e mungesës së ujit në Perëndim edhe pse shuma më të mëdha kanë për qëllim të përmirësojnë infrastrukturën e ujit dhe energjisë. E ndërkohë diga, me më pak ujë, prodhon më pak energji.

Përgjatë viteve, niveli i ujit në liqenin Mead ka rënë ngadalë. Dhe krahasimi i mazhëve të tij ndërmjet vitit 2000 dhe 2021 është i pabesueshëm, shkruan CNN.

Mirëpo, 40 milionë njerëz që jetojnë në shtatë shtete perëndimore dhe Meksikë, e marrin ujit prej sistemit të lumit Colorado. “I gjithë Perëndimi është në thatësirë”, ravijëzon CNN.

Ekipi i klimës në CNN, ka bashkuar tre harta për të sjellë në imazhe perspektivën e thatësirës historike.

Në të, 88 për qind e pjesës perëndimore të vendit vishet nga hijet e ngjyrës së kuqe, e teksa Lindja tregohet thuajse fare e padëmtuar.

Harta është mjaft “alarmante” për shkak të pranisë së ngjyrës së kuqe të thellë dhe ndarjeve mes një thatësire ekstreme e asaj që është jashtë të zakonshmes.

CNN shkruan se efektet afatshkurtra të kësaj thatësire dihen që janë kufizimet dhe rregullat e reja. Por efektet afatgjata janë më të vështira për t’u evidentuar. Kjo pasi gjendja aktuale i bën ato të duken afër të tmerrshmes.

Dhe përdorimi i më pak uji nga banorët dhe gjetja e mënyrave alternative janë pak krahasuar me tharjen e rezervuarit më të madh të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore