Shqipëria

Përdorimi i fondeve për zgjedhjet e 14 majit, KQZ kërkon gjobitjen e disa partive politike


Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka njoftuar miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 majit.

KQZ i propozon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për disa parti politike.

Kështu, Celibashi propozon:

Për partinë politike “Partia Aleanca Progresiste LZHK”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1. 000. 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Për partinë politike “Partia e Lirisë”, me gjobë në vlerën 500.000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Për partinë politike “Partia Bindja Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Për partinë politike “Partia Fryma e Re Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë.

Për partinë politike “Partia Nisma Thurje”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë,

Për partinë politike “Partia Agrare Ambjentaliste”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë,

Për partinë politike “Partia Demokracia Sociale”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë,

Për partinë politike “Partia Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë,

Për partinë politike “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë

Për partinë politike “Partia Republikane Shqiptare”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Për partinë politike “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore