Aplikacione

Përditësimet e reja të Signal-it


Signal, aplikacion komunikimi në internet, ka nxjerrë një sërë shtesash të reja në versionin e fundit të aplikacionit për iOS (5.3.1) dhe për Android (5.3.7).

The Verge, faqe dedikuar të rejave teknologjike, shkruan se përditësimet e fundit të aplikacionit Signal janë në kuadër të popullarizimit të tij. Veçoritë shtesë përfshijnë sfondet e bisedave, animacionet dhe seksionin “About” në llogarinë personale të përdoruesit.

Për sa i përket sfondeve të bisedës, Signal ofron mundësinë e përzgjedhjes së një prej sfondeve të paracaktuara ose zgjedhja e një fotoje që gjendet në telefon. Gjithashtu, ekziston edhe mundësia e zgjedhjes së një sfondi të caktuar për një bisedë specifike.

Një përditësim i vlefshëm do të jetë për përdoruesit e telefonave iPhone, te të cilët do të mundësohet një cilësim i ri që do të uli përdorimin e të dhënave gjatë telefonatave. Kjo do të ndalojë automatikisht shkarkimin e bashkangjitjeve gjatë thirrjeve.

Signal ka qenë prej kohësh një alternativë e papopullarizuar e dërgimit të mesazheve nëpërmjet internetit për përdoruesit që fokusohen te ruajtja e sigurisë së komunikimeve të tyre.

The Verge, shton se aplikacioni Signal pësoi një rritje nga rekomandimi i bërë nga CEO i Tesla-s, Elon Musk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore