Lajme

Për të pasur pak më shumë barazi, von der Leyen vë në siklet kryeministrin slloven


Ursula von der Leyen arriti të bindë Slloveninë që të ndryshojë kandidatin për komisioner për të pasur një grua më shumë në Komisionin e ardhshëm.

Por dorëheqja e Tomaz Vesel dhe emërimi i Marta Kos po e vendos seriozisht në siklet kryeministrin slloven, Robert Golob dhe mund ta detyrojnë vetë von der Leyen të vonojë edhe më tej prezantimin e ekipit të saj.

Në Slloveni, partia opozitare SDS e udhëhequr nga populisti Janez Jansa, i cili i përket EPP-së, shfrytëzoi rastin për të sfiduar Golob, kryeministrin e Renew, duke e akuzuar atë se i është dorëzuar presionit të von der Leyen.

Kryetari i komisionit parlamentar për çështjet evropiane, Franco Breznik, i kërkoi qeverisë t’i sigurojë atij korrespondencën me von der Leyen përpara se të thërrasë takimin për të konfirmuar Kos.

Zëdhënësit e Komisionit nuk pranuan të komentojnë.

Por, pa votën e deputetëve sllovenë, të parashikuar teorikisht për sot, shpallja e përbërjes së kolegjit të ri mund të shtyhet edhe më tej.

Ndërkohë, delegacioni i SDS-së në Parlamentin Evropian e akuzon Kosin për paaftësi, gjë që mund të komplikojë konfirmimin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore