Lajme

Për herë të parë nga fillimi i pandemisë, Klinika Infektive s’ka asnjë pacient me COVID-19


Klinika Infektive.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur të premten e 22 prillit se për herë të parë që nga fillimi i pandemisë me Coronavirus, Klinika Infektive e QKUK-së nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.

Në këtë njoftim, thuhet se në spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID-19.

Ndërsa sa i përket pacientëve post-COVID, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Ndryshe, Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

Klinika Infektive.

Më 21 prill, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 879 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 21 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 434.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 121 persona.

Ndërkaq, 902 mijë e 166 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 612.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore