Lajme

Për gjashtë muaj ATK-ja inkasoi 423 milionë euro


Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka njoftuar se për gjashtë muaj janë arritur të inkasohen 423 milionë euro.

Sipas tij, ATK-ja gjatë viteve të fundit ka shënuar sukses të madhe, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit.

“Ky sukses është si rezultat i përpjekje të përbashkëta. ATK do të bëjë përpjekje për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg. Do t’i përjetojmë rezultat e periudhës gjashtë mujorë të vitit 2023. Në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, ka thënë Murtezaj në një konferencë për media.

Ai tutje ka sqaruar se TVSH-ja vazhdon që të ketë primatin e të hyrave të përgjithshme.

“Si institucion jemi të fokusuar vazhdimisht në realizmin të të hyrave tatimore. Gjatë kësaj periudhe është bërën një  mori aktivitete që kanë prodhuar rezultat, mbi 16 mijë inspektime, nga këto inspektime 1.6 milionë euro është vlera e gjobave”.

“Inkasimi i borxheve, viteve të fundit jemi duke shënuar progres edhe ne këtë indikator, ATK secilin vit ka shënuar progres në inkasimit të borxheve”.

Ai tutje ka bërë edhe krahasimin e qarkullimit të deklarimet gjatë viteve 2021 dhe 2022.

“Pagesa e tatimeve nga këngëtarët, ky garfikon pasqyron gjendjen se ku kemi qenë dhe ku jemi. Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse për vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtarët dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100 për qind”, tha ai.

Më 27 mars, Administrata Tatimore e Kosovës kishte anuluar disa vërtetime tatimore të cilat ishin nxjerrë online.

Teksa kishte kërkuar nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK-ja nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri.

Zëvendësimi mund të bëhej përmes sistemit Elektronik të ATK-së apo ueb-faqja e ATK-së, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore