
Lufta në Ukrainë ka shkatërruar jo pak vende e qytete në vendin e Evropës Lindore, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë botërore.
Por, një gjë të cilën lufta nuk e ka bërë dot, është të ulë moralin e shpirtin e ukrainasve, e mbi të gjitha të ushtarëve, të cilët janë edhe në frontin e parë të luftës.
Këtë, e vërteton më së miri edhe një videoklip i realizuar as më pak e as më shumë, por për armën ushtarake që ndoshta e ka ndihmuar më së shumti Kievin në këtë luftë: Dronët turq “Bayraktar”.
Me një këngë të vërtetë nën ritmet e potpurive ukrainase, ushtarët duken teksa këndojnë, luajnë instrumente e vallëzojnë, duke falënderuar dronët “Bayraktar”, të cilët i kanë ndihmuar kaq shumë në luftë.
Pamjet filmike po ashtu, ndërthurin imazhe nga tanket apo makineritë ruse të shkatërruara pikërisht prej kësaj arme luftarake tepër të volitshme.
Teksa, për tingujt e këngës, çfarë mund të themi?
Ajo është tërësisht me ritme ukrainase dhe të bën për vete me një të dëgjuar!
/Albanianpost.com