Lajme

Për aksionin “Brezovica” – Prokuroria Themelore në Ferizaj mban konferencë


Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajë një konferencë për media në ora 17:00 lidhur me aksionin e Policisë së Kosovë të koduar si “Brezovica”.

Pjesëmarrës në konferencën e paralajmëruar do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, prokurori i çështjes, Rasim Maloku si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Në aksionin e policisë të koduar si “Brezovica” janë arrestuar shtatë persona, përfshi dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me gjashtë janar, policia e Kosovës ka vazhduar operacionin “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Në kuadër të këtij aksioni është bastisur edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.

Më 21 dhjetor, Policia kishte zhvilluar një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore