
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, e ka uruar Argjentinën për trofeun e Kupës së Botës.
Në një postim në Instagram, Pele uroi argjentinasit dhe Messi-n, derisa pati fjalë të mëdha edhe për Kylian Mbappe-n dhe arritjen e kombëtares së Marokut.
“Sot futbolli vazhdoi të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, me pasion. Leo Messi duke fituar Botërorin e tij të parë, siç e meritoi karriera e tij”, shkruan Pele.
View this post on Instagram
“Miku im i dashur, Kylian Mbappe, duke shënuar katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoja këtë shfaqje për të ardhmen e sportit tonë”, shtoi braziliani.
“Dhe nuk mund të ndaloj së uruari Marokun për fushatën e mahnitshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën që shkëlqen. Urime, Argjentinë! Me siguri Diego po buzëqesh tani”, shkruan 82-vjeçari në profilin e tij.
Kujtojmë që Argjentina arriti ta fitojë trofeun e Kupës së Botës në Katar, duke e mposhtur në finale Francën në një ndeshje dramatike pas ekzekutimit të penalltive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com