Legjenda braziliane e futbollit, Pele, këtë të mërkurë është rikthyer në spital për të vazhduar trajtimet mjeksore.
Ish-kampioni i trefishtë i Kupës së Botës është diagnostifikuar me tumor në zorrën e trashë kohë më parë.
81-vjeçari u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo. Sipas autoriteteve spitalore, gjendja shëndetësore e Pele-s është e qëndrueshme dhe mund të largohet nga spitali në ditët në vijim.
Në shtator braziliani kreu operacionin e fundit për të hequr tumorin në zorrën e trashë dhe qëndroi për gati një muaj i shtruar në spital.
Në atë kohë nga spitali tha se ai do të duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com