Sport

Pele ndodhet nën kujdes “gjysmë intensiv”, vajza e tij thotë se ai po përmirësohet


Futbollisti brazilian, Pele, “bëri një hap prapa” në shërimin e tij nga operacioni për të hequr një tumor në zorrën e trashë.

Legjenda braziliane ndodhet i shtruar në një spital në Sao Paulo dhe vajza e tij, Kely Nascimento tha se ai “po bëhet më mirë”.

Burime nga spitali “Albert Einstein”, thanë se 80-vjeçari ishte kthyer nën kujdes intensiv pas një “paqëndrueshmërie në frymëmarrje”. Pele aktualisht është nën kujdes “gjysmë intensiv” dhe “vazhdon të shërohet”, thonë burime nga spitali.

Nascimento postoi në Instagram një foto së bashku me Pele-n, duke thënë se foto ishte bërë në spital. “Ai po shërohet”, shkruante vajza e tij. “Është normale për një njeri të moshës së tij pas një operacioni si ky”.

Spitali nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare mbi shëndetin e Pele-s, që nga e marta, kur ai u hoq nga kujdesi intensiv.

“Unë vazhdoj të buzëqesh çdo ditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që marr nga ju,” tha Pele.

Pele fitoi Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil me 77 gola në 92 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore