Përballje

Peja dominon shkodranët për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës Unike


Ndeshja e parë në Ligën Unike ishte mes Pejës dhe Vllaznisë së Shkodrës ku pejanët arritën një fitore bindëse ndaj Shkodranëve.

Ky duel përfundoi me fitoren dominante të Pejës me rezultat 90:73.

Peja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës Unike dhe do përballet me Rahovecin të cilët u kualifikuan direkt pas tërheqjes nga Teuta.

Gjithçka filloi e barabartë mes dy skuadrave, dominimi i Pejës nisi nga çereku i dytë ku arritën një epërsi prej nëntë pikësh.

Vllaznnia provuan të përmbysnin rezultatin, por Peja nuk e lejoi këtë duke thelluar epërsinë edhe më shumë në pjesën e dytë.

Te Peja më të dalluarit ishin Brandon Walters me 23 pikë e 15 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e 5 asistime.

Ndërsa te Vllaznia më të mirët ishin Jeron Cooper me 21 pikë e 7 kërcime dhe Gerard Tarin Jr me 15 pikë e 8 kërcime.

Në ora 16:00 dhe 19:00 do luhen dy ndeshjet e radhës ku bën pjesë një derbi Kosovar dhe një Shqiptar.

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore