Kosova

Peci: Osmani përfaqëson Kosovën më mirë sesa Presidenti Rugova


Faton Peci dhe Vjosa Osmani

Për Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, bashkëpartiaku i tij, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka kaluar edhe Presidentit të ndjerë Ibrahim Rrugova përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Peci, i cili karrierën e tij politike ka nisur pikërisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e cila u krijua nga i ndjeri Rugova, ka thënë se shefja e shtetit, Osmani aktualisht është duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më dinjitoze, e ndoshta sipas tij, edhe përtej saj, krahasuar me Rugovën.

Sipas tij ish-presidenti Rugova, dhe Presidentja Osmani, janë dy figurat më të rëndësishëm të Kosovës.

“Presidenti Rugova ka pasur një afinitet të krijojë miq dhe aleanca, secili i ka pjesët më të forta ose të dobëta. Pjesa më e fortë e presidentes Osmani është prezantimi shumë dinjitoz para forumeve, ku me një audiencë mund të ketë edhe personalitete, figura shumë të rëndësishme politike, të komunitetit të biznesit dhe çështje tjera. Vjosa e ka këtë aftësi edhe këtë afinitet, pra prezantimin në mënyrë brilante. Avantazhi i saj është njohja e shumë gjuhëve të huaja që ia mundëson një prezantim shumë të lartë e dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Peci në Kanal 10.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore