F1

“Pecco” Bagnia bashkohet me Ducati-n


Krahas Miller, në ekipin zyrtar të Ducati-t në Kampionatin Botëror 2021, Francesco “Pecco” Bagnaia nuk e fsheh emocionin e tij për ditën e prezantimit:

“Kur më thanë se do të shkoja nga Pramac në Ducati, përjetova një moment kënaqësie maksimale” – tha Bagnia për cycleworld.com.

“Më bëri shumë efekt kur më veshën “uniformën” e re. Unë jam rritur me një Ducati në familje. Kur je fëmijë dhe dëgjon të gjitha motoçikletat ndezur,  e para motoçikletë që shkon të marrësh është Ducati. Ka një zhurmë ndryshe. E shikon sa e bukur. Ka një pamje që të tjerët nuk e kanë. Dhe veç kësaj, është një markë italiane, pra ka maksimumin që një pilot do të dëshironte. Ëndrra ime ka qenë gjithnjë të marr pjesë në një MotoGP me një Dukati. Aq më tepër të jem pjesë e ekipit zyrtar. Është vërtet maksimumi që mund të kërkosh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore