Kosova

PDK kërkon nga Kuvendi themelimin e dy komisioneve hetimore


Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të kërkojë themelimin edhe të dy komisioneve të tjera hetimore.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë.

“Do të propozojmë edhe dy komisione të tjera. Njëri do të jetë për tekstet shkollore. Ministria e Arsimit vazhdon të paguajë libra për nxënësit tanë, një proces i degraduar edhe me keqpërdorime të mëdha financiare”.

“Dyshojmë që ky proces i ka tejkaluar shifrat”, tha Tahiri.

Kurse, tjetri ka thënë ai se do të jetë për hetimin e kontratave burimore.

“PDK ka arritur t’i përmbledhë në masë të madhe kontratat njëburimore, kontrata të negociuara në Qeveri nga të gjitha dikasteret e do të kërkojmë që të hetohen këto kontrata, këto kontrata janë burim i korrupsionit në Kosovë”.

“Ato janë kontrata që janë kritikuar shumë edhe nga institucionet ndërkombëtare, ne i kemi marrë vetëm gjatë vitit 2022-2023 dhe mund të ju them me përgjegjësi të plotë që gjatë të gjitha qeverisjes që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, s’ka pasur kontrata një burimore më shumë sesa që ka aktualisht”.

Më 8 shkurt, për shkak të mungesë së kuorumit nuk ka arritur të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe me ai për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore