
Në përkrahje të Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, tani është edhe Aleanca Kosovare e Re (AKR).
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e AKR-së së Mitrovicës, Gjergj Beka, të shtunën kanë zyrtarizuar marrëveshjen e tyre të koalicionit parazgjedhor.
Bedri Hamza, i cili është kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka thënë se ata po i bashkon Mitrovica dhe vullneti i përbashkët për të punuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
“Na ka bashkuar Mitrovica dhe qytetarët tanë kudo që ata jetojnë. Na kanë bashkuar hallet e problemet e tyre dhe vullneti ynë i përbashkët që ta japim maksimumin tonë për t’ua lehtësuar jetesën, përmirësuar mirëqenien dhe për t’iu shërbyer sa më mirë atyre”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai u shpreh se ky koalicion parazgjedhur po bëhet për të sjell ndryshimin në qytetin e Mitrovicës.
“Mitrovica ka nevojë për ndryshim dhe ne po bashkohemi që të gjithë qytetarëve, përtej interesave politike, t’ua garantojmë ndryshimet e nevojshme për të mirën e përgjithshme të Mitrovicës. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin e tyre dhe mbështetjen që po më japin në këtë garë për kryetar të Mitrovicës”, ka thënë Hamza.
Në këtë marrëveshje parazgjedhore, AKR-ja zotohet të mbështesë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën, për kryetar të Mitrovicës.
PDK-ja dhe AKR-ja, sipas kësaj marrëveshjeje, në rast se fitojnë zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të bashkëqeverisin për një mandat katërvjeçar.
Aleanca Kosova e Re, ka bërë koalicion edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qytetin e Vushtrrisë dhe me Lëvizjen Vetëvendosje në Kamenicë.
Ndryshe zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?