Shqipëria

PD padit në SPAK kryeministrin Rama, Agaçin dhe Alma Hiçkën


Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), kryeministrin Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë si përgjegjës për humbjen e gjyqit me Bechetin.

“Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë”, thuhet në deklaratë.

Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat tha se për këtë arsye, kanë dorëzuar  në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro.”

Mes të akuzuarve janë Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish avokatja e shtetit, Alma Hiçka, si dhe dhe ish-drejtues dhe aksionerë të Top Channel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore