Shqipëria

PD analizë 25 prillit – miraton ndryshimin e Statutit


Të premten e 18 qershorit, Partia Demokratike mblodhi anëtarët e Kryesisë për të analizuar zgjedhjet e 25 prillit.

Mbledhja zgjati gati dy orë. E para kërkesë që u miratua ishte ndryshimi i Statutit të PD-së, per të cilën foli edhe anëtari, Fatbardh Kadilli.

Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu që të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit. Përkatësisht u miratua metodologjia e analizës zgjedhore në nivel Qarku.

Brenda datës 1 shtator, Sekretariati i Partisë Demokratike pritet t’i paraqesë Kryesisë informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave të partisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore