Sport

Pavarësisht se fitoi titullin, Tuchel mund të largohet nga Bayern Munich-u


Ish-futbollisti i Bayern Munich-ut, Dietmar Hamann, ka thënë se Thomas Tuchel do ta ndjekë rrugën e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic për t’u larguar nga Bayern Munich.

Triumfi i 11-të radhazi i titullit të Bundesligës të shtunën u la nën hije nga shkarkimet e shefit ekzekutiv Kahn dhe drejtorit sportiv Salihamidzic vetëm disa orë më vonë.

Ish-mesfushori i Bayern-it dhe Liverpool-it, Hamann, besonte se Tuchel, trajneri i emëruar vetëm në fund të marsit, gjithashtu mund të largohej me një ekspert që sugjeronte se kjo mund të ndodhte që sot.

Ai tha në televizionin gjerman: “Kur i trajton njerëzit kështu, duhet të pyesësh veten: A dëshiron të punosh për këtë klub?”.

“Unë nuk mendoj se mund të përjashtoni mundësinë e largimit të Tuchel së shpejti. Por ai do të largohet me dëshirën e tij”.

Eksperti i Hamann, Erik Meijer, më pas shtoi: “Unë mendoj se ai do të jetë larguar nga klubi deri të hënën”.

Bayern mposhti rivalët Borussia Dortmund në një tjetër kurorë të Bundesliga-s në një pasdite dramatike në xhiron e fundit në kampionat.

Goli i Jamal Musiala-s në minutën e 89-të në Koln rezultoi vendimtar pasi Dortmundi u ndal në një barazim 2:2 nga Mainz , duke i dhënë Bayern-it titullin me pikë të barabarta, por me golaverazh më të mirë.

Kujtojmë që Tuchel nuk e nisi aspak mirë aventurën në Bayern, pavarësisht se arriti ta fitonte këtë titull, që më shumë dukej si një “dhuratë” nga Dortmund-i.

Ai e ka drejtuar klubin në vetëm 12 ndeshje, prej të cilave ka gjashtë fitore, katër humbje dhe dy barazime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore