Sport

Pasi dështoi që ta transferonte Messi-n, Al Hilal e targeton Neymar-in


Skuadra e Ligës “Pro Saudite” në Arabinë Saudite, Al Hilal, është e interesuar të nënshkruajë me yllin e Paris Paris Saint Germain, Neymar Junior këtë verë, pasi humbi Lionel Messin, i cili zgjodhi që karrierën e tij ta vazhdonte në Amerikë tek suadra Inter Miami.

Ylli argjentinas kishte marrë ofertë nga klubi i Arabisë Saudite për t’u bashkuar me ta, por zgjodhi të nënshkruante për ekipin e MLS, Inter Miami.

Sipas gazetares, Helena Condis, e cila të mërkurën tha se Al Hilal bëri një përpjekje në minutën e fundit për të blerë argjentinasin, duke i ofruar atij një kontratë me vlerë 1.5 miliardë euro për tre sezone.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) njoftoi në fillim të kësaj jave se ata kishin marrë kontrollin e shumicës së katër prej klubeve kryesore vendase të vendit; Al Hilal, Al Nassr, Al Ittihad dhe Al Ahli.

Shumë yje të futbollit evropian pritet që t’i bashkohen Ligës Saudite këtë verë, ndërsa deri më tani legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, ka rënë dakord që të bashkohet me Al Ittihad, pasi që kontrata e tij me madrilenët skadon në fund të këtij muaji.

Po ashtu, edhe ylli tjetër francez, N’Golo Kante ka rënë dakord për një marrëveshje që të bashkohet me Al Ittihad-in, por siç raportohet lëvizja e tij ka ngecur për shkak të çështjeve mjekësore.

Gjithashtu, edhe dyshja e Manchester City-t, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan gjithashtu janë lidhur me lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite, ndërsa mesfushori i Realit, Luka Modriç gjithashtu ka marrë një ofertë.

Tani, liga thuhet se e ka kthyer vëmendjen tek Neymar Junior.

Pretendohet se klubi saudit është i përgatitur të paguajë ‘në rreth 45 milionë euro’ si tarifë transferimi, por ata ende nuk kanë dërguar një ofertë për kampionët e Ligue 1. Kushtet personale të planifikuara thuhet se janë të krahasueshme me Cristiano Ronaldon, i cili fiton rreth 200 milionë euro në vit te Al Nassr.

Raporti shton se Al Hilal janë të prirur të sigurojnë një nënshkrim alternativ pasi nuk ishin në gjendje të joshin Messin në ligë dhe Neymar shihet si pasus.

Është shtuar se klubi dëshiron të ndërtojë një rivalitet me skuadrën e Ronaldos, Al Nassr, me nënshkrimin e Neymar duke krijuar mundësi kryesore të marketingut për ligën në këtë drejtim.Braziliani ka kontratë me PSG- në deri në vitin 2025 dhe ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 20 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon. Megjithatë, ai humbi tre muajt e fundit të fushatës për shkak të lëndimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore