Shqipëria

Pasagjerët që do të udhëtonin për në Dubai, nisen drejt Podgoricës


Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit filloi transportimi i udhëtarëve që kishin prerë biletën për të udhëtuar në Dubai. Udhëtarët do të nisen nga Mali i Zi.

Bëhet me dije se një autobus është vënë në dispozicion të pasagjerëve, për t’i transportuar drejt Podgoricës.

“Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me “Fly Dubai”, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18:30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.”, bëhet me dije në njoftimin e TIA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore