Ministrja gjermane për Evropën, Ana Luhrmann, të hënën e 24 tetorit pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Luhrmann për vizitë zyrtare ishte edhe në Kosovë nga 22 deri më 23 tetor.
Ajo ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Vizitat e Luhramann, vinë në kohën kur Albanian Post ka publikuar propozimin franko-gjemran, që është korniza e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
Edhe, përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të mërkurën e 18 tetorit, ka qëndruar në Kosovë.
Ai kishte deklaruar se ShBA-të e mbështesin plotësisht propozimin e fundit franko-gjerman, i publikuar me 18 shtator ekskluzivisht në Albanian Post.
Po ashtu, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia ta marrin shumë seriozisht propozimin e përpiluar pas angazhimit të Emmanuel Bone nga Presidenti i Francës dhe Jens Plotner, nga kancelari gjerman.
“Propozimi ynë është që çkado që këto shtete evropiane sugjerojnë nëpërmjet dialogut, duhet të merret seriozisht. Ne do ta mbështesim këtë”, theksoi Escobar.
Për ShBA-të, propozimi franko-gjerman “do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike”.
Kurse, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, u kanë kërkuar palëve që të jenë të gatshme për vendime të vështira në dialog.
Ndryshe, dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
-
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë