Sport

Pas vështirësive me Vlahovic-in, Arsenal-i dhe Tottenham-i me sytë nga Bundesliga


Dy klubet londineze, Arsenal-i dhe Tottenham-i duket se po ndryshojnë mendje për emrin e sulmuesit të ri që kërkojnë të afrojnë.

Zgjidhja e parë ishte Dusan Vlahovic-i i Fiorentina-s, por tashmë ai po bëhet një objektiv gjithnjë e më i largët. Futbollisti serb kërkohet nga një mori skuadrash elitare në Evropë.

Sipas raportimeve të reja nga mediat britanike dy skuadrat londineze janë përqëndruar te Patrik Schick-u i Bayer Leverkusen-it. Edhe për të ka shumë skuadra të interesuara, por jo aq elitare sa për Vlahovic-in.

25-vjeçari çek ka edhe tri vite kontratë me “aspirinat”. Vlera e kartonit te tij shkon në rreth 40 milionë euro sipas “Transfermarkt”-it.

Këtë sezon, Schick-u është futbollisti i dytë me më shumë gola në Bundesliga-n gjermane. Në 14 paraqitje, ai ka realizuar 16 gola. Pa harruar edhe tre asistimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore