
Manchester City e ka bërë mbrojtësin e majtë të Brighton, Marc Cucurella, një nga objektivat e tyre kryesore përpara afatit kalimtar të verës.
Pozicioni i mbrojtësit të majtë është kthyer në një zonë problematike për Pep Guardiolën sezonet e fundit dhe ai mendon se zgjidhja mund të jetë bashkëkombasi i tij.
Cucurella iu bashkua Brighton verën e kaluar nga Getafe dhe ai ka bërë 34 paraqitje këtë sezon, duke fituar mbështetjen e shumë fansave dhe ekspertëve gjatë rrugës.
Së fundmi ai shënoi golin e tij të parë për Brighton, i cili erdhi kundër Manchester United.

Asnjë mbrojtës i krahut në Premier League nuk ka fituar më shumë herë posedimin e topit këtë sezon se Cucurella, pasi ai e ka bërë këtë 241 herë.
Brighton pagoi 15.4 milionë funte për Cucurella-n gjatë verës, por raportet në Angli thonë se do të duhet të paktën dyfishi i tij për ta transferuar atë në Manchester City.
Pasi ka konfirmuar tashmë nënshkrimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland, është e qartë se, siç ndodh shpesh, City synon ta kryejë më herët biznesin e tyre veror.
Cucurella është ende vetëm 23 vjeç dhe është në gjendje të luajë në një rol më përpara në krahun e majtë, gjë që e tërheq Guardiolën.
Mbrojtësi kaloi gjashtë vjet në akademinë e Barcelonës përpara se të vazhdonte të luante për Eibar, Getafe dhe Brighton.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com